ME ÇFARË MERRËNI ZOTERINJ MINISTRA
Çfarë e shqetëson kryeministrin Nano? “Kjo periudhë po evidentohet ndoshta edhe një luks në strukturat e ekzekutivit”
Nuk është hera e parë që Fatos Nano e bën publik mllefin e tij ndaj qeverisë.
Qeverisja socialiste e vendit nuk ka arritur t’i plotësojë kërkesat e kreut të qeverisë. Nuk po bëhet reforma që ashtu siç qe konceptuar prej tij do ta fuste vendin në rrugën e mbarë. Kur ne qeverisjes ne njërën anë nuk ka ndodhur gjë e veçantë, as në menaxhimin e tregjeve, as në përballimin e problemeve të vendit, as në pushtetin vendor dhe në qetësinë e përgjithshme, kryeministri evidenton problemin më të mprehtë me qeverinë. Mbas analizës së raportit të performancës së administratës për tremujorin e parë, Nano shprehu pakënaqësinë ndaj ministrave. Kjo periudhë, tha ai, po evidentohet ndoshta edhe një luks në strukturat e ekzekutivit. Më tej ai tha se nuk ka ardhur deri tani në Qeverinë PSD-PS të ndodhur një gjë e madhe që qeverinë mbartje të padrejtë për ndonjërin nga kolegët e kabinetit. Megjithatë, po të kemi parasysh faktin se asnjëherë nuk qe bërë kjo analizë e performancës së administratës, atëherë mund të mendojmë se në përtej hallit të kabinetit është në veçanti neglizhenca e tyre. Masat e propozuara dhe të marra në nivel qendror priten me interes për përshpejtimin, reformën administrative dhe veçanërisht për rritjen e efektshmërisë së aparatit qeveritar. Termi që përdori kryeministri për disa anëtarë të kabinetit të tij, me sa duket krijon një shqetësim të madh tek ata e quan “luks në strukturat e ekzekutivit”. Të lodhur me justifikimin e shifrave që rriten e zbresin, me mosbashkërendimin e punës, të qortuar shpesh me vërejtjen se gjejnë gjithnjë alibinë e kohës për të hequr përgjegjësi, por edhe me stërzgjatjeve të reformës në këtë 29-ditëshin e qeverisjes, disa prej ministrave e kanë bërë qyllykun. Janë përfshirë në veprimtari krejt dytësore, po bëjnë politikë fare pak a ministri e shumë administrim në vend që të reformojnë. Le të kujtojmë atë debat që ministrat e Pushtetit Lokal e të Ekonomisë ndërmorën para ca ditësh për shkallë tarifore e çmim të tokës. Opozita po intensifikon aktivitetin opozitar, por qeveria ndodhet thuajse në vendnumëro. Duket se Nano po i bën analizën e ecurisë së vet të mandatit duke përfshirë këtu gjithë partnerët që ka e po del tek një përfundim që do ta kthejë tërësisht në kryeministër menaxher. Në qeverinë e improvizuar mbas krizës së komanduar nga korriku i kaluar, ai nuk zgjodhi një grup politik me përvojë e personalitet. Më tepër qe një grup i komanduar politikanësh dhe teknicienësh, që në shumicën e tyre erdhën politikisht anonimë. Në këto kushte qe e vështirë, dhe është ende e vështirë, që të gjenden njerëz me përgjegjësi vetiake, dhe mbi të gjitha të spikatur me individualitet. I ulur në një qeveri me tejkaluar dhe me tepri eksperiencën e papërshtatshme, dhe që në shumicën e kohës ka lëvizje e shkarkime, është vështirë të flitet me proces politik siç është ai institucional. Problemeve me qeverinë, Nano po u bën një ristrukturim politik, me terma jo fort favorizues. Po kjo lëvizje e kryeministrit i ka ardhur edhe për një shkak tjetër. Ka 30 afërsi në opinionin e vendit që socializmi i rivendosur po dështon si reformë dhe nuk po përmbush pritshmëritë që i ngjallën. Ky konstim i ri nuk e ka shqetësuar deri në kufijtë e kolapsit, por qeveria duhet të bëjë shtetin dhe kushtet e normalitetit që kërkon shoqëria shqiptare. Nuk është zgjidhje publike rehatia e ministrave në zyrat e tyre, por vetëm ndershmëria, efektiviteti dhe morali. Po të vëresh shkurt këtë periudhë qeverisëse del se ministrat më shumë merren me ceremonial, me protokoll, me përurime, konferenca shtypi, sesa me reforma. Lëvizjet ekonomike, stabilizimi monetar e fiskal, treguesit socialë janë ende të brishtë dhe qeveria nuk ka mundur t’i japë ritmet e nevojshme zhvillimit. Duke pasur parasysh edhe presionin e brendshëm e të jashtëm, kjo gjendje e zvarritur i ka dhënë opozitës terren për sulm, ndërsa kryeministrit arsye për qortim ndaj kabinetit. Nëse do të ketë një përmirësim real, ai nuk vjen nga deklarimet, por nga puna konkrete e secilit ministër në fushën e vet. Përndryshe, vlerësimi i kryeministrit mbetet i drejtë për t’i thënë qeverisë se po ecën ngadalë e me luks të pajustifikuar në strukturat e ekzekutivit.